Sport Të tjera

TENIS/ Nadal më i mirë në histori, Medvedev synon të zbresë Djokovic nga froni

Sezoni 2022 në tenis ka nisur me mjaft surpriza. Tenisti spanjoll Rafael Nadal vijon të jetë i pamposhtur këtë vit. Pas triumfit në Australian Open, ai e nisi me fitore edhe turneun e Akapulko, duke e çuar në 12 numrin e fitoreve radhazi këtë vit (0 humbje).

Ky është fillimsezoni më i mirë në karrierën e Nadal, që në vitin 2014 ishte ndalur në 11 fitore. “Jam në formë të mirë dhe për mua ka rëndësi që t’i mbyll ndeshjet sa më shpejt të jetë e mundur, për të ruajtur energjinë”, u shpreh Nadal.

Ndërkohë, në këtë turne luan edhe rusi Daniil Medvedev, numri 2 në botë. Në rast triumfi në Akapulko ai do të jetë numri 1 në botë, duke zbritur nga froni Novak Djokovic. Serbi aktualisht luan në turneun e Dubai, i kualifikuar në çerekfinale.

Related posts

Milan shënon golin e parë ndaj Veronës

Sadik.Autor

E ARDHMJA E YLLIT FRANCEZ NË DILEMË/ Mbappe ka refuzuar tri herë rinovimin me PSG, vigjëlon Real Madrid

Delo.autor

SUPERIORE/ Sa shumë ndryshime për Shehin, ja si vijnë Skënderbeu dhe Laçi (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment