Futboll Gossip

Njihuni me gruan nga Irani që vishet si burrë për të parë ndeshje futbolli (FOTO)

Momenti që i ndryshoi jetën Zahra Khoshnavaz ishte tërmeti i fundit në Tehran. “Pyeta veten: ‘Pse të vdesësh në tërmet pa realizuar ëndrrat e tua? Pse të mos shkosh në të stadium?’ Kështu që vendosa të shkoj.”

Zahra Khoshnavaz nuk është lejuar të shohë ndeshjet e futbollit të skuadrës iraniane pasi ajo është një femër, kështu që vendosi të shkonte duke u maskuar si burrë.

Ajo preu flokët, veshi rroba të gjëra dhe mori një mjekër false dhe shkoi në stadiumin e Persepolis FC.

Femrat nuk lejohen të shkojnë në stadium në shtetin e Iranit, megjithëse ka pasur premtime nga autoritetet iraniane.

Tifozet femra mund të shohin ndeshje, por jo futboll burrash.

Ajo tashmë ka marrë pjesë në dy ndeshje e maskuar dhe thotë se ka planifikuar të shkojë përsëri por e di shumë mirë se veprimi i saj mund të jetë fatal.

Fotot e saj e maskuar janë shpërndarë pafundësisht në mediat sociale, çka vuri në dijeni edhe FC Persepolis për veprimin e saj. Tani, sa herë që ka ndeshje klubi e telefonon për ta pyetur nëse do të shkojë.

Related posts

“REVOLUCION NGA “RRËNJËT” NË VERË/ Javë vendimtare për të ardhmen e Milanit, ja situata

Delo.autor

FIFA nis hetimet, Barcelona e Griezmann pranë pezullimit

Sadik.Autor

SKANDALII ESKORTAVE NË SERIE A/ Leao: S’jam i përfshirë dhe s’kam bërë asgjë

F.autor

Leave a Comment