Futboll

Ylli i Juventusit mendon largimin

Sami Khedira është kthyer në një nga shtyllat e lojës së Juventusit, por duket se gjermani nuk ka ndërmend të rrijë gjatë në Itali.

Vetë ish-mesfushori i Realit të Madridit ka theksuar se ndihet mjaft mirë te Juventusi, por se po mendon seriozisht një rikthim në Bundesligë.

“Te Juventusi ndihem mirë. Po luaj rregullisht dhe po mundohem të ndihmoj klubin të arrijë objektivat. Për të ardhmen nuk di ç’të them, por do të doja të rikthehesha sërish në Gjermani, të luaja në Bundesligë”, u shpreh futbollisti.

Khedira erdhi te Juventusi në vitin 2015, nga Reali i Madridit dhe që atëherë prezenca e tij në fushë nuk është vënë në dyshim, por duket se hapësirat e tij po vijnë drejt mbylljes, ndaj edhe lojtari po mendon largimin.

Pjaniç, Matuidi dhe Bentancour shikohen me prioritet nga Allegri dhe nëse këtyre u shtojmë edhe një afrim të mundshëm të Emre Can, rezulton se pikërisht Khedira do të jetë i tepërt dhe do të detyrohet të ulet në stol.

Related posts

NDËRHYRJA E ASHPËR NGA MERTENSIT/ Virgil van Dijk: Nuk mendoj se ishte ndërhyrje e keqe, por kurrë nuk…

Isa.Autor

“U BËN MISH LEPURI”/ Dy pilotët e njohur përfundojnë në SPITAL, kryejnë ndërhyrje në…

Isa.Autor

FITORJA E TRETË RADHAZI/ Milani “BLINDON” vendin e katërt, askush si Piatek në 21 vite

Delo.autor

Leave a Comment