Ka startuar në orën 18:00, supersfida mes Milanit dhe Atalantës e vlefshme për javën e 19-të të Serisë A italiane. “Rosonerët” e Stefano Piolit kryesojnë tabelën, teksa një rezultat pozitiv ndaj zikaltërve, do t’i shpallte automatikisht kampionë dimri.
Në këtë ndeshje pritet të debutojë edhe Mario Mandzukiç, i cili ndodhet në stol, ndërkohë që tekniku kuqezi i ka surprizuar të gjithë duke aktivizuar nga minuta e parë mesfushorin Meite.
Për sa i përket formacionit të Atalantës, Berat Gjimshiti, ia ka dalë të jetë nga minuta e parë në këtë përballje. Për Atalantën pritet të mungojë, Mario Pasalic nga një lëndim, ndërsa Papu Gomez nuk do të paraqitet shkaku i situatës së krijuar me klubin.
Për Milanin, nuk do paraitet Saelemaekers nga kartoni i kuq, Romagnoli, Gabbia, Bennacer dhe Calhanoglu i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Milani qëndron në vendin e parë me 43 pikë, ndërsa Atalanta ka 33 pikë total dhe renditet në pozitën e gjashtë.
LIVE/ MILAN-ATALANTA 0-3
Mbyllet ndeshja
MINUTA 77/ Atalanta thellon shifrat me golin e shënuar nga Duvan Zapata.
MINUTA 53/ Atalanta dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Josip Ilicic.
Nis pjesa e dytë
****
Mbyllet pjesa e parë
MINUTA 26/ Atalanta kalon në avantazh me golin e shënuar nga Gabriel Romero.
MINUTA 1/ Starton ndeshja