Futboll Premier League Sport

RRËFEN FERRIN E TË RINJVE TË CHELSEA-T/ Sulmuesi Piazon: Ktheheshim nga huazimet, përgatiteshim dhe më pas…

“Pasardhësi i Del Piero-s”, “Kaka i ri”, kanë thënë, disa për shkak të rolit dhe disa për shkak të fizikut.

Lucas Piazon, në 2011-ën, është larguar nga të rinjtë e Sao Pualo-s, skuadra ku kishte magjepsur disa klube europianë.

Gara është fituar nga Chelsea, që i ka ofruar një rrogë më të lartë. Pasi ka shkuar në Stamford Bridge, ka kaluar një sezon te të rinjtë dhe në atë pasardhësin ka patur shumë vështirësi. Më pas, errësirë e plotë.

Aq sa nuk e ka mbaruar sezonin në Londër dhe është huazuar te Malaga, më pas te Vitesse, te Frankfurt, Reading, Fulham dhe, vetëm pas një tjetër gjysmë sezoni me ekipin e parë pa luajtur, ka shkuar te Verona.

Edhe në Serinë A nuk ka lënë gjurmë, duke luajtur vetëm katër ndeshjes. Ka bërë më mirë në Portugali te Rio Ave, ku ka tërhequr vëmendjen e Braga-s, klubi më të cilin ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare më 14 janar.

Në një intervistë për Oh My Goal, ai është kthyer të flasë për periudhën e vështirë të kaluar te londinezët.

“Kur kam mbushur 18 vjeç, jam ulur për herën e parë në stol me Villas-Boas.  Por, në fund të sezonit, në vend të tij ishte Di Matteo. Unë stërvitesha çdo ditë me skuadrën e parë, por kam luajtur dy ndeshje në shtator dhe më pas vetëm një në dhjetor”.

“Me pas, Di Matteo u zëvendësuar nga Benitez. Më kanë huazuar dhe kur jam kthyer nuk ishte më ai, por Mourinho, me të cilin nuk ishte e lehtë të kishe një mundësi”.

“Ktheheshim nga huazimet, bënim përgatitjen me trajnerin e ri, që vinte në verë, dhe na thonin gjithmonë ‘nëse bën mirë, trajneri i ri mund të të mbajë”.

“Megjithatë, e dinim se në fund nuk kishim asnjë mundësi, sepse shpenzonin shumë për futbollistë të tjerë. E dinim se do të qëndronim tre, katër ose pesë javë dhe më pas do të na largonin në huazim”.

“Në fillim mendoja se Chelsea më donte me të vërtetë, besoja se donin që të luaja mirë dhe të kthehesha më pas. Por pas huazimit të tretë ose të katërt, kam kuptuar se bëhej fjalë vetëm për biznes. Ideja ishte ‘bëj xhiro nëpër botë, dikush do të blejë dhe do të jesh i lumtur, sepse këtu nuk do të luash kurrë’”.

Janë dashur dhjetë vite, por në fund ka ndodhur.

Related posts

“PSG-JA IME MË E MIRË SE KJO E POCHETTINOS”/ Ibrahimovic: Ja çfarë nuk më pëlqen te Mbappe

Delo.autor

LIVERPOOL-REAL MADRID/ Trajneri Klopp shpreson përmbysjen e madhe ndaj “Los Blancos” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

OFENDOI RËNDË KOSOVARËT/ Klubi i Tiranës kërkon ndjesë publike: Lojtari do dënohet…

Delo.autor

Leave a Comment