Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PAS 7 MUAJ AGJERIM/ Goli i parë për vitin 2021, mesfushori i Kombëtares tund rrjetën në Danimarkë (VIDEO)

Ylber Ramadani ka gjetur golin e parë për këtë vit, teksa ka shënuar për skuadrën e Vejles ditën e sotme.

Vejle luan miqësore me skuadrën e Silkeborg, teksa pjesa e parë është mbyllur me avantazhin e skuadrës ku luan mesfushori i Kombëtares.

Ishte pikërisht Ramadani që shënoi për Vejlen, teksa pas një krosimi perfekt nga e majta, Ramadani i ndodhur në zonë gjuan bukur, për ta ndalur topin në rrjetë.

Kujtojmë se ky është goli i parë për 24-vjeccarin pas një kohe të gjatë, pasi nuk shënonte nga 11 qershori i vitit 2019, kur realizonte për Shqipërinë në fitoren 2-0 ndaj Moldavisë.

Related posts

BREMER I DËMTUAR/ Motta i kërkon klubit të preferuarin e tij! Në skenë edhe Sergio Ramos

F.autor

PORTIERI BËN GAFËN E VITIT/ Por e pabesueshme çfarë bën sulmuesi me portën bosh (VIDEO)

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Ja momenti kur Alexander-Arnold realizon një “MAGJI” ndaj West Ham nga… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment