Futboll Sport

TRAGJEDI NË FUTBOLL/ Rrëzohet avioni i skuadrës braziliane. Raportohen viktima midis tyre dhe presidenti

Një tjetër tragjedi ka ndodhur me avion në futbollin brazilian, pas asaj që ndodhi në 28 nëntor 2016 me skuadrën e Shapekoenses ku ishin në fluturim me destinacion Kolumbinë për finalen e Kupës së Amerikës-Jugore.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur sot, me një fluturim privat që transportonin klubin e Palmas të Serisë D të Brazilit, ku pësoi dëmtime gjatë ngritjes dhe u rrëzua.

Katër lojtarë, presidenti i klubit dhe piloti i avionit ndërruan jetë. Palmas ishin duke udhëtuar për në qytetin e Goianës, për të luajtur ndaj Vila Novas për në kupën “Copa Verde”.

Një tragjedi që ka tronditur botën e futbollit jo vetëm në Brazil por edhe në mbarë globin.

Related posts

Statistikat/ Salah “shpërfill” Messin dhe Ronaldon

Sadik.Autor

Festimi i trajnerit Tite, shikoni me çfarë e krahasojnë vrapimin e tij (VIDEO)

Isa.Autor

I SKADON KONTRATA VERËN E ARDHMSHE/ Bonaventura kërkohet nga ekipi tjetër i Serisë A…

Delo.autor

Leave a Comment