Futboll Seria A Sport

KOHË TË VËSHTIRA PËR PRONARËT E INTER/ Rroga të papaguar edhe te klubi kinez. Të huajt nuk dalin në stërvitje

Kohë të vështira për Suning. Përveç problemeve të Interit dhe vonesave në pagimin e muajve të fundit të vitit 2020, Jiangsu po përjeton gjithashtu një periudhë jashtëzakonisht delikate.

Sipas Titan Sport Plus, trajneri Cosmin Olaroiu i është drejtuar FIFA-s për të zgjidhur para kohe kontratën që skadon në 2022, ndërsa “të huajt” e ekipit kampion në fuqi në Kinës kanë vendosur të mos paraqiten në rinisjen e stërvitjeve në funksion të sezonit të ri pasi Suning nuk ka paguar pagat për lojtarët dhe stafin teknik për 3 muaj, kryesisht për shkak të kufizimeve të vendosura nga Partia Komuniste për investimet në futboll.

Qeveria ka kërkuar që sponsorët dhe pronarët të heqin emrat e tyre nga ai i klubit dhe të vendosin pagën maksimale të një lojtari në 3 milion dollarë bruto në vit.

Ish lojtarët e Interit, Miranda dhe Eder, së bashku me Alex Texeira, kroati Santini dhe Wakaso tashmë janë duke kërkuar strehim të ri.

Related posts

U NDËSHKUAN ME KARTON TË KUQ NË SFIDËN NDAJ JUVENTUS/ Gjykatësi Sportiv jep verdiktin për dy lojtarët e Inter, ja vendimet…

Delo.autor

Allegri lavdëron Napolin, “thumbon” lojtarët e Juves

Sadik.Autor

Marcos Rojo: Mourinho më ka urdhëruar të driblohem nga Alexis Sanchez

Sadik.Autor

Leave a Comment