Futboll

Strakosha është super, Shqipëria jo. Norvegjia fiton 1-0

Shqipëria humbi me rezultatin 0-1 kundër Norvegjisë. Të besuarit e trajnerit Christian Panucci nuk dhuruan asgjë të bukur në këtë sfidë dhe morën një humbje të merituar. Ndryshe ndodh me norvegjezët që duken një kombëtare mjaft simpatike dhe në rritje. Fizikisht më lart dhe të qartë teknikisht.

Pjesa e parë nuk ishte aspak e mirë për ne, pasi skuadra mike dominoi lojën. Norvegjezët ishin më lart se ne dhe u shfaqën më rrezikshëm në portën e portierit Thomas Strakosha. Mesfusha jonë nuk funksionoi si duhet dhe nuk arriti t’i jepte shtysë ekipit për të dalë përpara. Sulmuesi Armando Sadiku qëndroi i izoluar në repartin e sulmit, pasi nuk mori shumë topa. Pjesa e parë ishte një zhgënjim, pasi nuk arritëm të dominonim për asnjë moment. Shpresojmë që ndryshimet e pjesës së dytë të sjellin dhe rezultatet e pritura.

Pjesa e dytë nisi me ndryshime te lojtarët në fushë, por nuk ndryshoi asgjë në ritmin e lojës. Ishin miqtë që kontrollonin topin dhe ishin “zotër” të fushës. Ekipi ynë u mundua, por nuk shfaqi shumë egërsi dhe siguri. Trajneri Panucci ndryshoi shumë te lojtarët, por nuk ja doli mbanë të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes. Miqtë janë më të rrezikshëm dhe dalin para portës së Strakoshës. Portieri tregohet i saktë në disa ndërhyrje, por nuk se çfarë i bën gjuajtjes me kokë të minutës së 70-të. Rosted i vjedh kohën Ajetit dhe kalon në avantazh miqtë.

https://youtu.be/uwiY_eXbmo4

Minutat e mbetura hedhin Shqipërinë në sulm, por dukshëm nuk kemi qartësinë e duhur në lojë dhe nuk arritën të krijonin asnjë rast të rrezikshëm. Miqtë nga ana tjetër kishin mundësinë të dyfishonin rezultatin, por Strakosha tregon se nuk është kot një nga më të mirët në Seria A. Një sfidë për t’u harruar për djemtë e Panuccit që pas fitores me Turqinë “shpërfytyrohen” në lojë nga Norvegjia. /EDS

Miqësore

Shqipëria – Norvegjia 0-1
Shënues: Rosted 70’

Shqipëria: Strakosha, Hysaj (Lika 65’), Ajeti, Mavraj, Aliji, Qaka (Bare 45’+1’), Xhaka, Ramadani, Roshi (Balaj 46’), Grezda, Sadiku (Lila 65’). Tr. Christian Panucci.

Norvegjia: Nyland, Svenmsson (Elabdellaoui 46’), Nordtveit (Rosted 63’), Ajer, Meling, Odegaard (Fossum 74’), Henriksen, Johansen (Johansen 78’), M. Elyoumoussi, T. Elyoumoussi, Johnsen. Tr. Lars Lagerback.

Related posts

Diego Costa çon Atletico në finalen e Europa League (VIDEO)

Sadik.Autor

BYLIS-LAÇI/ Fantastik Rapo, kurbinasit shënojnë edhe golin e dytë (VIDEO)

Delo.autor

REAL MADRID I OFRON RINOVIMIN/ Ylli Benzema mund ta mbyllë karrierën në…

Delo.autor

Leave a Comment