Futboll Seria A Sport

SHERRI ME TRAJNERIN PAS NDESHJES/ Gomez befason me lamtumirën nga Atalanta: Gasperini? Edhe atë e dua

Largimi i Papu Gomezit drejt Seviljes ka hidhëruar tifozët e Atalantës. Ish-kapiteni i bergameskëve u shpreh në aeroportin e Bergamos përpara se të udhëtonte drejt Spanjës se ndien dashuri për të gjithë skuadrën dhe tifozët e Atalantës, madje dhe me trajnerin, Xhan Piero Gasperini, me të cilin një përplasje e ashpër çoi në divorcin mes palëve.

“Ndonjëherë, këto gjëra ndodhin. Do të bëja gjithçka sërish, tani Atalanta është në majën e Europës. Do të më mungojnë shumë tifozët, më vjen keq. Për mua, Bergamo është në zemrën time, edhe qyteti me shtëpinë time. Do të shihemi sërish së shpejti. Fola me presidentin personat e tjerë të klubit dhe ata e dinë se çfarë mendoj. I dinë ndjenjat e mia dhe se sa shumë i dua të gjithë, edhe Gasperinin”, deklaroi Gomez përpara se të largohej nga Italia.

Në sfidën e 1 dhjetorit të Ligës së Kampioneve, kundër Midtjilandit, Gomez dhe trajneri Gasperini u konflikuan në dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë të takimit. Argjentinasi nuk pranoi të zbatonte urdhërat e trajnerit dhe në tunel ata janë goditur fizikisht me njëri-tjetrin.

Ky moment mbylli kapitullin e Papu Gomezit te Atalanta, ndërsa për të pati interesim nga Interi, Juventusi, por në fund, ai zgjodhi Seviljan.

Related posts

“ASKUSH S’MUND TA MPOSHTË YLLIN BRAZILIAN”/ Legjenda Cafu: Edhe “Pleshti” mbetet prapa Neymarit për…

Delo.autor

Pjesa e parë në Champions / Liverpool tmerron City-n, Roma ndëshkon veten (VIDEO)

Sadik.Autor

Bayern Munich i pamëshirshëm, Dortmund e pëson keq

Sadik.Autor

Leave a Comment