Futboll Seria A Sport

PRAPASKENA/ Digjet tentativa e dytë e Juves për të marrë Xhekon, mesfushori veteran i bardhezinjve…

Ndonëse Edin Xheko vazhdon të stërvitet veçmas në qendrën stërvitore, pas përplasjes me trajnerin Paulo Fonseka, pas së cilës ky i fundit e zhgradoi si kapiten, u duk e sigurt mundësia e “divorcit” mes sulmuesit dhe Romës, me Juventusin që u hodh menjëherë në sulm.
pjimage

Ideja e parë e bardhezinjve ishte ajo e një shkëmbimi kokë më kokë me sulmuesin e tyre, Federiko Bernardeski, por ky i fundit nuk ka pranuar që të transferohet në kryeqytet. Ndërkohë, “Zonja e Vjetër” tentoi që vetëm për të bërë të vetin Xhekon të bindte këtë herë Romën, duke futur pjesë të tratativës kartonin e mesfushorit gjerman, Sami Khedira. Por në këtë rast, paga e lartë prej 6.5 milionë eurosh e Khedirës, i cili nuk pranoi të ulë pretendimet, zbeh përfundimisht akordin Xheko-Juve.

Related posts

DERBI I LONDRËS/ Chelsea nuk ndalet, i jep leksion Arsenalit (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ Shikoni momenti kur “PLASI” sherr ndërmjet Modric dhe Busquets (VIDEO)

Isa.Autor

SFIDA NDAJ LIMASOLIT/ Mungon vetëm mesfushori Da Silva, ja dy ndryshimet tek shkodranët…

Delo.autor

Leave a Comment