Futboll Seria A Sport

DRAMË NË DERBIN E MADONINËS/ Dyshja Lukaku-Eriksen mposht Milan dhe kualifikohen në Coppa Italia

Dramë, dramë, dramë! Interi u kualifikua në kupën e Italisë pas fitores 2-1 kunder Milanit. Goli i fitores u shënua në minutën e 90’+7′ nga Christian Eriksen që i jep një shuplakë të fortë Conte dhe i siguron kualifikimin Interit.

Ndeshja nisi shumë mirë për Milanin që arriti të mbyllte pjesën e parë me rezultatin 0-1. Ibra shënoi një supergol duke shkundur rrjetën në minutën e 31′. Ai mori një top para zonës së rreptësisë dhe mposhti zikaltrit me gjuajtjen e saktë. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Ekipet shkuan në dhomat e zhveshjes pas një përplasje të fortë ndërmjet Lukakut dhe Ibrahimovicit. Rikthimi në fushë solli kartonin e dytë të kuq për suedezin. Sulmuesi la ekipin e tij në baltë në minutën e 59′. Si të mos mjaftonte gabimi i Ibrës, Barella fitoi një penallti të dyshimtë. Lukaku nuk gaboi për 1-1.

U mendua se gjithçka do të shkonte në shtesë, por ishte goli i Eriksen që çoi në qiellin e shtatë Interin. Danezi u aktivizua në minutën e 88′ dhe dërgoi topin në rrjetë në të 90’+7′ për 2-1. Ai shënoi nga një goditje dënimi në mënyrë perfekte. Festë e çmendur në kampin e Interit, Milani largohet me dhimbje nga kupa e Italisë.

Related posts

NGA CHELSEA TEK MOURINHO/ Romelu Lukaku zbulon: Do t’i jem gjithmonë mirënjohës, sepse…

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENAT/ Mbrojtësi Hysaj i del në mbrojtje Sarrit dhe tregon një anekdotë mbi Ciro Immobile

Delo.autor

“LUKAKU ËSHTË I SHKËLQYESHËM”/ Flet Eden Hazard: Trajneri Conte dhe Sarri kanë një gjë të përbashkët…

Delo.autor

Leave a Comment