Futboll Premier League Sport

“MAMAJA IME KA…”/ Sulmuesi Aubameyang zbulon arsyen e mungesës në dy ndeshjet e fundit

Kapiteni i Arsenal, Pierre-Emerick Aubameyang, ka munguar në dy ndeshjet e fundit të skuadrës.

Sulmuesi ka zbuluar se problemet shëndetësore të mamasë kanë qenë arsyeja për mungesën e tij.

Lojtari ka konfirmuar në rrjetet sociale arsyen pse ishte larguar nga ekipi dhe ka falënderuar shokë e ekipit dhe tifozët për mbështetjen e tyre.

Ai ka shkruar në Twitter: “Faleminderit shumë për të gjitha mesazhet dhe telefonatat në ditët e fundit”.

“Mamaja ime ka disa probleme shëndetësore dhe duhej t’i qëndroja afër. Ajo është më mirë tani dhe unë do të kthehem. U jam mirënjohës doktorëve dhe infermierëve që e kanë ndihmuar ta kalojë këtë”.

“Falënderoj edhe familjen e Arsenal-in për dashurinë që më ka treguar. Jam më shumë se i vendosur ta ndihmoj ekipin që t’i japë vazhdimësi momentit pozitiv”.

Related posts

REAL MADRIDI KALON NË EPËRSI/ Shënon Ramos nga pika e bardhë (FOTO)

Delo.autor

KA LUAJTUR ME TË RINJTË E KOMBËTARES/ Masimiliano Doda kalon me sukses vizitat mjekësore te klubi italian…

Delo.autor

Shifra stratosferike/ 1 miliard euro, ja kush është kombëtarja më e shtrenjtë e Botërorit

Sadik.Autor

Leave a Comment