Futboll Seria A Sport

COPPA ITALIA/ Atalanta mposht Lazio-n me përmbysje dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Atalanta ka mundur 3-2 Lazio-n dhe është kualifikuar në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, ku do të përballet me fituesen e Napoli-Spezia.

Në Gewiss Stadium ka ndodhur gjithçka: zikaltrit kanë kaluar në avantazh me Gjimshiti-n në minutën e 7-të, por miqtë kanë barazuar dhe përmbysur gjithçka me golat e Muriqit (17′) dhe Acerbi-t (34′).

Gjithsesi, Lazio nuk ka arritur ta ruajë avantazhin për një kohë të gjatë, duke parë se Atalanta ka barazuar me Malinovskyi në minutën e 37-të.

Në fillimin e pjesës së dytë, vendasit kanë mbetur me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Palomino, por kanë arritur të shënojnë gjithsesi golin e tretë me Miranchuk (57′).

Reina ka pritur një penallti të Zpata-s që do të kishte mbyllur ndeshjen, por rezultati nuk ka ndryshuar deri në fund.

Related posts

LIVE/ Skënderbeu-Kukësi, Zhbllokohet sfida. Dita kalon kampionët në avantazh

Delo.autor

ITALI-NAGLI/ Mbrojtësi Spinazzola i shkruan letër shokëve të ekipit: Do të vrapojmë bashkë kundër “3 Luanëve”

Delo.autor

RENDITJA E UEFA-S/ Inter-i shkon në vendin e 5-të, ndërsa Juventus…

Delo.autor

Leave a Comment