Futboll Premier League Sport

SFIDA NDAJ TOTTENHAM/ Klopp: Duam të jemi skuadra kundër së cilës askush nuk do të luajë

Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool-it, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Tottenham.

“Herën e fundit që jemi përballur ishim të parët kundër të dytëve, gjërat kanë ndryshuar. Duam që muaji i ardhshëm të jetë më pozitiv, por nuk mund të ndryshojmë atë që ka ndodhur në muajin e kaluar”, ka thënë trajneri i Të Kuqve.

Në lidhje me Salah dhe faktit që egjiptiani nuk shënon në kampionat që nga 19 dhjetori: “Kështu është futbolli. Po humbim besim shumë shpejt. Një ditë shkon gjithçka mirë, tjetrën ndodh e kundërta”.

“Duhet të bëhemi skuadra kundër së cilës askush nuk do të luajë. Njerëzit na thonë se jemi skuadra më e fortë në botë, por nuk është kështu”.

“Duhet ta tregojmë në fushë. Sa më shumë gjëra negative na thuhen, aq më shumë duam që të na thuhen”.

Related posts

I TRANSFERUAR NË VERË TEK BRESCIA/ Balotelli “kërcënon” kampionët e Italisë: Peshoj sa në kohën kur isha 20 vjeç

Delo.autor

Spalletti dërgon Interin në Champions dhe zgjat kontratën deri në vitin…

Sadik.Autor

ÇUDIA NË SERIE A/ Katër ekipet pretendente për titull mbeten njëherësh pa trajner

Delo.autor

Leave a Comment