Futboll La Liga Sport

“ËSHTË E VËSHTIRË TË LUASH ME 10 LOJTARË”/ Portieri Courtois : Titulli? Duhet të vazhdojmë të luftojmë fort për…

Portieri i Real Madridit, Thibout Courtois, foli menjëherë pas humbjes së mbrëmshme kundër Levantes me rezultatin 1-2. Skuadra “Loc Blancos” është 7 pikë larg Atleticos me 2 ndeshje me pak.

“Ndeshja u komplikua pasi u ndëshkuam me karton të kuq. Luftuam, por goli i dytë i tyre ishte i rëndë, mëkat që e pësuam në atë mënyrë. Nuk mund të themi që zhvilluam një ndeshje të shpifur, nuk mund ta cilësojmë të tillë. Është e vështirë të luash me dhjetë lojtarë prej minutës së nëntë, aq më tepër ndaj një skuadre si Levante.

“Tentuam deri në fund, por Levante luajti shumë mirë. Na mungoi diçka në krijimin e rasteve të rrezikshme. Titulli? Duhet të vazhdojmë të luftojmë fort për vendin e parë. Atletico vijon të fitojë, por nuk duhet të dorëzohemi“, – tha ai.

Related posts

PENALLTIA PËR FRANCËN/ Shokuese çfarë bën Griezmann përballë Strakoshës (VIDEO)

Delo.autor

“ËSHTË NJË KLUB ME GERMA TË MËDHA”/ Ancelotti, një madrilen i thekur: Është Reali, pastaj vijnë të tjerët

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Porto-Milan. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment