Futboll Sport

MESSI APO RONALDO? Carragher: “Pleshti” është më i miri, por respektoj më shumë CR7 sepse…

Më mirë Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo?

Dilema e madhe e viteve të fundit e futbollit botëror ka parë shumë ekspertë që kanë provuar t’i japin një përgjigje kësaj pyetje.

I fundit që ka provuar ta bëjë ka qenë ish-mbrojtësi i Liverpool, Jamie Carragher, i cili ka thënë për Pure Football Podcast:

“Messi bën atë që futbollistë të tjerë nuk mund ta bëjnë. Mendoj se kam të njëjtin mendim me pjesën më të madhe të njerëzve në këtë aspekt”.

“Megjithatë, ndoshta kam më shumë respekt për Cristiano Ronaldo-n. Arsyeja është se ai ka një talent të pabesueshëm, por është mentaliteti i tij, përqendrimi i tij, ritmi i tij punës ndër vite që e kanë bërë atë që është”.

“Është ky mentalitet që e ka ndihmuar ta arrijë një nivel tjetër. Kur mendon se portugezi është i mbaruar ose se Messi ka bërë diçka të jashtëzakonshme, atëherë Cristiano bën diçka po aq të veçantë”.

“Mendoj se nuk ka qenë e lehtë për të sepse të gjithë flisnin vetëm për Messi-n në fillim, kur CR7 ishte akoma tek United.  Edhe në fillimet e tij te Real-i”.

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Mbylli problemet me shtetin, David Beckham gati të marrë titullin prestigjioz

Delo.autor

Dortmund-Augsburg/ Miqtë kanë fituar 1 nga 14 kundër Borussia-s

Q.Autor

EFEKTET E PARA/ “Epoka” post-Ronaldo nis me një rekord negativ në “Bernabeu”

Isa.Autor

Leave a Comment