Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Nis aventurën e tij të re, ish-lojtari “Zikaltër” transferohet tek skuadra e Serisë A

Tashmë është zyrtare, Kuaduo Azamoah është lojtari i ri i Kaljarit. Ish-mbrojtësi i Interit dhe i Juventusit, pas vizitave mjekësore ka firmosur një kontratë deri në fundin e sezonit me skuadrën sarde. Azamoah do të mbajë veshur fanellën me numër 19.

Ganezi 32-vjeçar nis aventurën e tij të re, pas asaj me Interin, ku me zikaltërit për dy sezone u aktivizua në total në 53 sfida, 40 në Serinë A, 1 në Kupën e Italisë, 9 në Champions dhe 3 në Europa Ligë.

Lajmin e transferimit të Azamoas tek skuadra nga Sardenja e ka publikuar vetë klubi i Kaljarit me anë të një komunikate për shtyp në sajtin e saj zyrtar:

KOMUNIKATA E KLUBIT TË KALJARIT –

“Klubi i Kaljarit komunikon se ka arritur të transferojë lojtarin, Kuaduo Azamoah. Futbollisti ka firmosur një kontratë që do ta lidhë me klubin deri në përfundimin e sezonit.”

Related posts

Mbyllet pjesa e parë/ REKORDMENI Mbappe i jep qetësinë “Gjelave” (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ MILANI hidhet në sulm “frontal” për “yllin” kroat të REALIT

Isa.Autor

“NE PO FLASIM PËR NJË KAMPION TË MADH”/ Cassano: Eriksen? Conte mesa duket po ndryshon mendim për të dhe…

Delo.autor

Leave a Comment