Futboll I pakategorizuar Kategoria Superiore Sport

MARRËVESHJA PËR 150 MIJË EURO/ Mbrojtësi i Tiranës drejt kalimit te Lokomotiva e Zagrebit

Për Marsel Ismajlgecin mund të jenë muajt e fundit në Shqipëri. Lojtari i krahut të majtë është një tjetër futbollist i Tiranës, i cili kërkohet nga shumë skuadra. Gjithsesi, në krye është Lokomotiva e Zagrebit. Këta të fundit pothuajse kanë mbyllur marrëveshjen me Tiranën për të blerë kartonin e lojtarit bardheblu. Gjithmonë është folur për një kalim të Ismajlgecit në një skuadër të huaj, por duket se tani është momenti që ai të bëjë hapin e madh.

Lokomotiva pritet të vërë në dispozicion më shumë se 150 mijë euro për kartonin e lojtarit bardheblu, ndonëse detajet duhet të diskutohen dhe zyrtarizohen mes presidentit Refik Halili dhe zyrtarëve të Dinamos së Zagrebit. Për ismajlgecin janë shumë skuadra në lojë, duke bërë edhe ofertat përkatëse, por shumica e tyre janë lindore, ndërsa lojtari kërkon vetëm perëndimin. Ismajlgeci është këtë sezon titullar i padiskutuar në krahun e majtë, duke qenë vendimtar në shumë takime të bardhebluve. Ai është grumbulluar edhe me kombëtaren e parë, nga Edi Reja.

Related posts

Rusi 2018/ Neymar qetëson Brazilin para Botërorit

Sadik.Autor

JO VETËM FUTBOLL/ Njihuni me armën sekrete të yjeve të Premier League

Isa.Autor

“BULLAFIQI PO VDES DUKE DHJ*RË”/ Vajza e Maradonës “shpërthen” ndaj mjekut të babait: Luque, je një bir ku**e

Delo.autor

Leave a Comment