Futboll Sport

AKUZOI ARBITRIN PAS HUMBJES NË KAMPIONAT/ Granit Xhaka fshin menjëherë postimin nga rrjetet sociale (FOTO)

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, reagoi i zemëruar me gjykimin e arbitrit Kreig Pousën pas humbjes së “Topçinjve” 2-1 me Uolverhemptonin. Ish-kapiteni postoi një foto të tij duke i drejtuar gishtin gjyqtarit, shoqëruar me diciturën” “Ndihemi të zhgënjyer… nuk e merituam këtë”. Postimi u fshi menjëherë nga mesfushori, i cili mund të bëhej objekt hetimi nga Federata Angleze dhe mendohet se është paralajmëruar nga dikush në klub për të mos pasur telashe.
GRANITI
Një dënim i tij në këtë moment të sezonit, kur ai është një titullar në skuadrën e Artetës, do të kishte pasoja të mëdha. Por zemërimi i Xhakës nuk ishte fare i pajustifikuar.

“Topçinjtë” ishin në kontroll në “Molineux” të martën dhe kryesonin me golin e Pepes pas gjysmë ore lojë. Megjithatë, pas dy kartonëve të kuq për londinezët, njëri prej të cilëve i dyshimtë dhe shoqëruar edhe me një penallti, Arsenali u përmbys nga vendësit. Trajneri Mikel Arteta u ankua në fund të ndeshjes se ai e kishte parë incidentin e shtesës së parë nga shumë kënde, por nuk kishte vënë re kontakt të David Luizit në zonë: “E kam parë 10 herë nga kënde të ndryshme dhe nuk mund t’ju them se ku është kontakti. E pashë në 7 kënde të ndryshme dhe nuk shoh ndonjë kontakt. Kartoni i kuq i Lenos pastaj ishte”.

Related posts

NDESHJE “HORROR” PËR OZIL/ Shikoni çfarë i ndodh mesfushorit të Fenerbahces në fushën e blertë (VIDEO)

Delo.autor

PAS SHKARKIMIT TË PANUCC-IT/ Ish-lojtari i PSG-së kandidat i ri për tu bërë trajner i Shqipërisë

Delo.autor

“KORONAVIRUSI E KA BASHKUAR EKIPIN”/ “Gladiatori” Gjasula: jam i bindur se ia dalim për në Botëror

Delo.autor

Leave a Comment