Futboll Sport

17 PERSONA NË PRANGA PËR KRIM TË ORGANIZUAR/ Arrestohet ish-lideri i ultrasve të Partizanit të Beogradit në stadium (VIDEO)

Policia serbe ka arrestuar sot 17 persona, mes tyre dhe ish-liderin e tifogrupit “Jeniçerët” të Partizanit të Beogradit Veljko Belivuk dhe bashkëpunëtorin e tij Marko Miljkoviç. Të arrestuar akuzohen për krime të rënda si: vrasje, pengmarrje, zhvatje dhe trafik droge.

Arrestimi i tyre u bë i mundur falë një operacioni të koordinuar në 30 qendra të ndryshme të Serbisë.

Ministri i Brendshëm Aleksandër Vulin u shpreh se “qeveria serbe nuk do të lejojë krijimin e një Zemuni (organizatë kriminale famëkeqe në Serbi) të dytë”.

“Kur presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi 100 ditë më parë se Serbia do të përballet fort me krimin e organizuar, ishin këta njerëz që qeshnin. Tani, ata nuk po qeshin më. Kjo është rruga se si duhet të luftohet krimi i organizuar dhe se si Serbia duhet të jetë një vend të sigurtë. Nuk do të lejojmë një ‘Zemun’ të dytë”, u shpreh pas përfundimit të operacionit policer ministri i Brendshëm Vulin.

I njohur si “Princi” Veljko Belivuk ka drejtuar më parë tifogrupin “Jeniçerët”, i cili mbështet Partizanin e Beogradit. Ultrasit e kësaj skuadre dhe të rivalëve të përjetshëm të tyre, Ylli i Kuq i Beogradit akuzohen prej vitesh për lidhje të fshehta dhe bashkëpunim me krimin e organizuar. Për kuriozitet, 34-vjeçari Belivuk u arrestua në ambjentet e stadiumit të Partizanit të Beogradit.

VIDEO

Related posts

E TRADHËTUAN/ BERHAMI tregon çfarë do të bëjë pas PËRJASHTIMIT nga Kombëtarja e Zvicrës

Isa.Autor

FUTBOLLI SKOCEZ NË ZI/ Ndahet nga jeta në ditën e derbit ish-kapiteni 36-vjeçar…

Delo.autor

50 DITË TEK BARCELONA/ Setien nuk e gëzon besimin e dhomës së zhveshjes

Delo.autor

Leave a Comment