Futboll Sport

PATO PRANË RIKTHIMIT NË FUTBOLLIN E LUAJTUR/ Ish-sulmuesi i Milanit gati për t’u transferuar tek skuadra e…

Aleksandre Pato është pranë rikthimit në futbollin e luajtur. Ish-sulmuesi i Milanit është pranë kampionatit të Irakut me skuadrën e Al-Divania e cila militon në elitën e shtetit iraken.

Ishte pikërisht presidenti i kësaj skuadre, Hysein Al-Ankoshei i cili me anë të një prononcimi në median lokale “Rudaw” deklaroi se është besim plotë për blerjen e ish-sulmuesit të Milanit:

“Tratativa është në vijim, por kushtet që ai ka përmendur për momentin janë të vështira prandaj ende nuk kemi gjetur gjuhën e përbashkët.

Çfarë kushtesh? Një pishinë private, një shtëpi të madhe, një rrogë stratosferike dhe mbrojtje për familjen e tij.”

Nuk dihet ende fati i Patos por duket se kërkesat e tij për të luajtur në një kampionat të tillë janë të shumta.

Vlen të theksohet se Aleksandre Pato është pa skuadër pas ndërprerjes së bashkëpunimit të tij me klubin brazilian të Sao Paolos në gushtin e 2020.

Related posts

NGA REKORDI HISTORIK TEK MBIJETESA/ Sadiku e ka të qartë objektivin: Dua të kap shifrën e 15 golave

Delo.autor

JUSTIFIKIMET E INZAGIT ME STRAKOSHËN/ Konte përgjigjet: Të jemi të sinqertë tani…

F.autor

“E DËRGOVA NË GJERMANI NGA MALI”/ Rrëfimi i babait të Igli Tares: Grekët donin që ta bënin vorio-epiriot

Delo.autor

Leave a Comment