Futboll Seria A Sport

KËRKON PËRFORCIME NË MERKATON E VERËS/ Milan projekton dy zëvendësuesit e Theo Hernandez, ja emrat…

Pas fushatës së shkëlqyer në merkaton e dimrit, Milani tashmë po projekton verën duke u vënë në ndjekje të një elementi që mund të zëvendësojë Teo Hernandezin. Siç kemi raportuar edhe më parë, në janar kishte bisedime për Matias Vinjën, një mbrojtës i majtë uruguaian, i cili sapo ka fituar Kupën Libertadores me Palmeirasin.

Klubi brazilian kërkon rreth 8 milionë euro, por nuk kishte kohë për të negociuar, ndaj kontaktet do të vazhdojnë muajt e ardhshëm, me Milanin që duket i gatshëm për ta sjellë lojtarin në Itali.

Nëse marrëveshja nuk arrihet, Maldini mund të kthehet në ndjekje të Zhunior Firpos së Barcelonës, për të cilin, megjithatë, do të bëhet vetëm një përpjekje për huazimin, duke pasur parasysh kërkesat e larta ekonomike të klubit katalanas që synon të arkëtojë një shumë mbi 15 milionë euro.

Related posts

TRAJNERI U AKUZUA SE I NDOQI ME MAKINË DHE U PEZULLUA…”/ Flet arbitrja: Ja e vërteta

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Klopp HUTOHET me përkthyesen: Wow, qenka alamet zëri, SEKSI! Doni ta..(VIDEO)

Isa.Autor

Momente vendimtare për Modric/ Zbuloni planin PËRFUNDIMTAR të REALIT

Isa.Autor

Leave a Comment