Futboll Sport

“VETËM FRANCA ËSHTË MË MIRË NË “EURO 2020″/ Legjenda Del Piero: Itali, pres të paktën gjysmëfinalet

Alesandro del Piero i ka shkuar shumë pranë fitimit të Europianit, teksa në vitin 2000, kundër Francës në finale, ishte vetëm një grusht sekondash larg trofeut. Gjithsesi, duke parë këtë Itali që tashmë ka ngritur në tri vite Roberto Mançini, ish-kapiteni i Juventusit nuk shton presion duke kërkuar me çdo kusht fronin kontinental, por gjithsesi në varësi të cilësisë që sheh, “Pinturikio” kërkon të paktën gjysmëfinalet:

“Nuk ka dyshime që për të arritur tek objektiva të rëndësishëm, pikësëpari nuk duhet të harrojmë se nga vijmë. Prej 5 vitesh Italia nuk ka bërë asnjë paraqitje mbresëlënëse, mes të cilave mungoi edhe kualifikimin në Botërorin 2018.

Por, e vërteta është se kjo Itali ka shumë cilësi dhe objektivi minimal do të ishte çerekfinalja, ndoshta për mendimin tim do të ishin gjysmëfinalet, katër ekipet e para të turneut. As Mançini nuk e ka fshehur se ky grup e ka këtë mundësi, duke parë potencialin teknik që ka. Ndonëse, duke luajtur brenda një periudhe të shkurtër, menaxhimi fizik dhe ai psikologjik është ai që Italia duhet të kurojë me shumë kujdes. Fundja, përveç Francës, asnjë tjetër nuk ka cilësinë dhe eksperiencën e Italisë”.

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Pësoi gol nga 60 metra prej portierit kundërshtar, shikoni reagimin epik të gardianit (VIDEO)

Delo.autor

KOMENTON TRAJNERIN E RI TË KOMBËTARES/ Lorik Cana thur elozhe: Edi Reja është një person që…

Delo.autor

Surpriza, Tottenham-Juventus do të jetë falas

Q.Autor

Leave a Comment