Futboll Premier League Sport

LIVERPOOL PËSOI HUMBJEN E DYTË RADHAZI/ Mbrojtësi Robertson: Bën çfarë deshën me ne. Nuk luftojmë për titullin…

Liverpool ka pësuar humbjen e dytë radhazi në shtëpi pas një serie të gjatë ndeshjesh pa pësuar humbje në sfidat e Premier League të luajtura në Anfield.

Këtë herë ka qenë Brighton që ka mposhtur Të Kuqtë, duke i çuar këta të fundit plot shtatë pikë larg Manchester City-t kryesues, që ka një ndeshje më pak.

Mbrojtësi Robertson ka komentuar momentin e vështirë, duke pranuar se skuadra e tij është jashtë luftës për titull.

“Brighton ka qenë skuadra më e mirë. Jemi shumë të zhgënjyer”, ka thënë ylli i Të Kuqve për BBC. “Kanë bërë me ne atë që donim të bënim ne me ata”.

Në lidhje në ndeshjen e ardhshme kundër Manchester Cityt:

“Çdo ndeshje kundër City-t është e rëndësishme, por ne nuk jemi në luftë për titullin në këtë moment. Jemi shtatë pikë mbrapa dhe ata kanë një ndeshje më pak. Duhet të kthehemi të hemi Liverpool-i që njohin të gjithë”.

Related posts

DRAMË PËR EMPOLIN DHE MILAN/ Interi me zemër në dorë siguron Championsin

Delo.autor

PSG/ Shkon Sandro, vjen Marcelo?

Sadik.Autor

Liverpool-Manchester City/ Mbyllet barazim pjesa e parë, këto janë statistikat e çmendura të kësaj supersfide (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment