Futboll Seria A Sport

RRËFEN PËR RACIZMIN NË FUTBOLL/ Matuidi: Më ka ndodhur edhe tek Juventus. Ka ardhur momenti të themi mjaft

Blaise Matuidi, ish-lojtar i Juventus tani tek Inter Miami, ka folur për goal.com në lidhje me racizmin në botën e futbollit:

“Si shkojnë gjërat në Amerikë? Mirë, familja ime ndihet shumë mirë. Janë përshtatur shumë shpejt, ka gjithmonë diell. Kjo është ëndrra amerikane”, ka thënë francezi.

“Ndalja e ndeshjes mes PSG dhe Basaksehir për racizëm? Ne jemi shembuj dhe mendoj se ai ka qenë shembulli më i mirë. Janë gjëra që nuk duhet të ndodhin në futboll dhe në jetë”.

“Shumë episode lihen të kalojnë. Është momenti të themi me të vërtetë mjaft. Unë e kam jetuar në Itali dhe do të kisha dashur që edhe ne të ishim ndalur. Nuk ka ndodhur kështu”, ka përfunduar Matuidi.

Related posts

Talentet në ”lupën” e Bogdanit, mësoni 28 lojtarët që duan ta bindin

Sadik.Autor

PAS FANELLËS ME NUMRIN 17/ Barcelona cakton edhe dollapin “e shenjtë” të Messit në dhomën e zhveshjes yllit…

Delo.autor

FLET ISH SULMUESI I MILANIT/ Në Itali nuk isha i lumtur si tani në Spanjë

Isa.Autor

Leave a Comment