Futboll Seria A Sport

RRËFEN PËR RACIZMIN NË FUTBOLL/ Matuidi: Më ka ndodhur edhe tek Juventus. Ka ardhur momenti të themi mjaft

Blaise Matuidi, ish-lojtar i Juventus tani tek Inter Miami, ka folur për goal.com në lidhje me racizmin në botën e futbollit:

“Si shkojnë gjërat në Amerikë? Mirë, familja ime ndihet shumë mirë. Janë përshtatur shumë shpejt, ka gjithmonë diell. Kjo është ëndrra amerikane”, ka thënë francezi.

“Ndalja e ndeshjes mes PSG dhe Basaksehir për racizëm? Ne jemi shembuj dhe mendoj se ai ka qenë shembulli më i mirë. Janë gjëra që nuk duhet të ndodhin në futboll dhe në jetë”.

“Shumë episode lihen të kalojnë. Është momenti të themi me të vërtetë mjaft. Unë e kam jetuar në Itali dhe do të kisha dashur që edhe ne të ishim ndalur. Nuk ka ndodhur kështu”, ka përfunduar Matuidi.

Related posts

“EURO 2020″/ Të gjitha ekipet që u kualifikuan në 1/8 e finales dhe ato që u eliminuan

Delo.autor

PAS SHPALLJES KAMPION NË DERBI/ Jurgen Bardhi: Kjo është ndjenja më e bukur në…

Delo.autor

GNABRY QËNDRON TE BAYERN/ Vjen zyrtarizimi i rinovimit, Arsenal tentoi Goretzkën në orët e fundit të merkatos

F.autor

Leave a Comment