Futboll Seria A Sport

ZIDANE PREK FUNDIN TE REALIT/ Shfaqen dy kandidatë për të zëvendësuar francezin

Është edhe Masimiliano Alegri në listën e kandidatëve të Realit të Madridit për të marrë vendin e Zinedin Zidanit, i cili në fundin e sezonit me shumë mundësi do t’i thotë lamtumirë klubit. Sipas “Cadena Ser” është një betejë dyshe mes ish-trajnerit të Juventusit dhe Raul Gonzalesit. Italiani është i preferuari i presidentit Florentino Perez, ndërsa legjenda spanjolle ka vlerësimin dhe mbështetjen e tifozëve. Në qershorin e vitit 2021 do të bëhen 2 vite që Alegri nuk është trajner në një skuadër pas lamtumirës nga Juventusi.

Raul (m) dhe Alegri (d), dy kandidatët që mund të zëvendësojnë Zidanin te Reali

Një kohë më e gjatë nga ajo e parashikuara. Alegri donte vetëm një vit, por gjatë kësaj kohe nuk ka pasur ndonjë aventurë konkrete dhe bindëse. Maks tani ka ndezur motorët për t’u rikthyer në një skuadër. Roma e do, por ai është i joshur nga një ekip më i madh si Reali i Madridit. Nëse nuk do të ndodhin surpriza të mëdha, në verë ai do të marrë vendin e Zinedin Zidanit. Por duhet të fitojë pak terren në krahasim me Raulin. Nga një anë është trajneri me eksperiencë dhe me trofe, ndërsa na ana tjetër idhulli i tifozëve. Dy zgjedhje dhe dy filozofi të kundërta. Perez duhet të nxitojë për të marrë vendimin final…

Related posts

RIKTHEHET Totti: Sa Topa të Artë do kishte fituar Messi po të luante 25 vite te Roma?

F.autor

United dhe City, “presion” Juves për Dybalan dhe Chiellinin

Q.Autor

Jose Mourinho kritikon tifozët në “Old Trafford”

Q.Autor

Leave a Comment