Futboll Seria A Sport

“KAM KATËR VITE QË LUAJ PËR “KUQEZINJTË”/ Mesfushori Kessie: Ndihem lider i këtij Milan-i, ndaj…

Kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2022, ndaj edhe sapo të përfundojnë rinovimet me lojtarë në skadencë, si Donaruma apo Çalhanoglu, do të jetë radha e tij. Po flasim për Frenk Kesin që në këtë sezon është shndërruar në një kolonë të kuqezinjve.

Gjithnjë i përfolur si “sakrificë” merkatoje, afrikani është në sezonin e tij të katërt si kuqezi, por dukshëm raporti është i destinuar të zgjatet, pasi siç e konfirmon edhe vetë, ndihet një lider brenda Milanit. Këtë qëllim ai e ka konfirmuar edhe në një deklaratë për “Sportmediaset”, teksa jo më larg se dje deklaronte:

“Kam katër vite që luaj për Milanin. Mund të konsiderohet një kohë e gjatë, aq më tepër që jam ndër më të vjetrit e grupit. Jo vetëm sivjet, por gjithmonë jam ndier lider në fushë, ndaj me paraqitjet e mia kam dashur të tregoj shembullin dhe dëshirën që kam për të luajtur me ngjyrat kuqezi”.

Related posts

Dilema për trajnerin, në Shkodër del në skenë emri i Hafizit

Sadik.Autor

Katër futbollistë shqiptarë në fushë, Zyrihu kryeson kampionatin zviceran

Isa.Autor

Konfirmohet përfitimi financiar i Vushtrrisë nga shitja e Rashicës në Werder Bremen

Q.Autor

Leave a Comment