Futboll Seria A Sport

MOMENTE FRIKE/ Igli Tare sulmohet egërsisht nga një ‘pitbull’, i ngordh një nga qentë e tij (FOTO)

Momente frike për Igli Taren. Të mërkurën, drejtori sportiv i klubit të futbollit të Lacios, është sulmuar nga një qen i racës ‘pitbull’, ndërsa ai po shëtiste me qentë e tij.

E gjitha ngjarja ndodhi në “Olgiata”, afër rezidencës ku banon ish-futbollisti i kmbëtares shqiptare. Mediat italiane, raportojnë se pasi u ngjit mbi një gardh, kafsha sulmoi qentë e Tares, duke vrarë një prej tyre dhe duke plagosur tjetrin.

Në një përpjekje për të zmbrapsur sulmin, Tare u plagos në luftën me qenin ‘pitbull’.

Një episod i tmerrshëm, që shqetësoi thellësisht jo vetëm menaxherin e Lacios, por edhe gjithë familjen e tij për humbjen e një prej qenve të tyre të dashur në një mënyrë kaq të egër dhe dramatike.

“Pusho në paqe zemër, më mungon shumë. Unë do të të mbaj gjithnjë në zemrën time”, shkruan në Instagram djali i Iglit, Etienne Tare, i cili luan si sulmues me skuadrën e të rinjve lacialë, duke përshëndetur me një video qenin e familjes të vrarë nga ‘pitbull’-i.

Komiteti i banorëve të zonës rezidenciale “Olgiata” në Romë, bëjnë me dije se kanë ndërmarrë një padi civile dhe ligjore ndaj kësaj ngjarjeje, në mënyrë që të mos përsëritet më, për mbrojtjen dhe sigurinë e të gjithë komunitetit në këtë lagje, i cili ndihet i tronditur.

Related posts

KATAR 2022/ Gjermania bën detyrën ndaj Islandës, Greqia ndal Spanjën

Delo.autor

NDESHJA NDAJ KAMPIONËVE TË BOTËS/ Priten 22 mijë tifozë ndaj Francës, ja axhenda për sfidën ndaj “Gjelave”

Delo.autor

EGNATIA SHKRUAN HISTORINË/ Mposht Partizanin dhe fiton titullin e parë kampion të Shqipërisë

F.autor

Leave a Comment