Botë Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Izraeli po teston një ilaç të ri për Covid-19, rezultatet e para janë shumë premtuese

Një ilaç eksperimental kundër kancerit mund të ndihmojë në shërimin e koronavirusit, besojnë studiuesit.

Akademikët izraelitë pretendojnë se 29 nga 30 pacientë, në gjendje të moderuar ose edhe të rëndë shëndetësore nga koronavirusi, që janë trajtuar me EXO-CD24 janë shëruar plotësisht brenda 5 ditëve.

Tashmë ky ilaç pritet të testohet më tej për të vërtetuar këtë efektshmëri, e cila duket një lajm i jashtëzakonshëm në këtë situatë të vështirë që është duke kaluar bota për shkak të pandemisë.

Sipas mediave izraelite, pacientët pësuan përmirësim të dukshëm brenda 3 ditëve të para, ndërsa pas 5 ditëve ata ishin të shëruar. Megjithatë, është ende herët për të thënë nëse ka qenë efekti i këtij ilaçi që ka ndikuar drejtpërdrejtë te këto persona.

EXO-CD24 është një ilaç për trajtimin e kancerit të vezoreve dhe është relativisht i lirë.

Related posts

TRAZIRAT NË AZI/ Ushtarë të huaj në Kazakistan Rusë, Bjellorusë dhe Kirkizë mbrojnë objektet shtetërore

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Ish-shefi i NATO-s në karantinë, epidemia infekton edhe Javier Solanën

Delo.autor

PANDEMIA DHE PËRHAPJA E OMICRON/ Greqia zgjat edhe një javë masat anti-COVID

Delo.autor

Leave a Comment