Futboll Seria A Sport

YLLI SUEDEZ ME IDE TË QARTA/ I skadon kontrata në qershor me Milanin, Ibrahimovic vendos për të ardhmen e tij…

Edhe një vit edhe më pas do të shihet. Zlatan Ibrahimoviç i ka idetë e qarta kur flitet për të ardhmen e tij. Gjiganti suedez ka vendosur të rinovojë me Milanin dhe ka një objektiv të qartë në mendjen e tij, të luajë akoma në Champions dhe t’i demonstrojë të gjithëve që është një kampion edhe pse do të jetë në moshën 41-vjeçare.

Ky është impresioni që ka Ibra dhe dëshiron të ketë një tratativë më shumë me drejtuesit kuqezi që të vijojë të paktën për një sezon pasi kontrata e tij i skadon në qershor.

Problemi i pagës, duket se është dytësor, ose të paktën më pak vendimtar sesa dëshira për të përfunduar karrierën e tij me kuqezinjtë, duke shkelur fazën më të rëndësishme.

Ibra e di shumë mirë që në moshën e tij dhe në një periudhë dramatike ekonomike për shkak të një pandemie si koronavirusi, ai nuk do të jetë në gjendje të kërkojë nga Milani të pamundurën.

Related posts

DEL VIDEO/ Ndërpritet ndeshja Shqipëri-Poloni: Ja momenti kur tifozët godasin me shishe lojtarin polak

Delo.autor

Pika me Luftëtarin, Dalipi: Morëm një rezultat pozitiv, zërat e merkatos kanë ndikuar tek skuadra

Sadik.Autor

“Dridhet” bota e futbollit! Real Madrid ka gati 300 milionë euro për sulmuesin amerikano jugor

Sadik.Autor

Leave a Comment