Futboll

Dikur terrorizonte yjet e Real, tani ka një pasuri 100 mln euro

E mbani mend Thomas Gravesen, mesfushorin e fuqishëm dhe i ashpër danez? Përballjet me të në fushën e lojës ishin të rrezikshme, duke parë se nuk ka qenë një nga ata që e tërhiqnin këmbën mbrapa.

Ishte një lojta pragmatik dhe efikas: ish-mesfushori nuk ka shkëlqyer kurrë në aspektin taktik apo teknik, por ishte një luftëtar i vërtetë. Shoku i skuadrës që do të doje ta kishe gjithmonë në krahun tënd, veçanërisht kur ka luftë në zemrën e mesfushës.

Drejtuesit e Real Madrid janë magjepsur nga dinamizmi i tij dhe u bindën ta blinin nga Everton në 2005-ën për 2,5 milionë sterlina, kryesisht për të pasur në skuadër një luftëtar që do të ndihmonte mesfushorët teknikë të madrilenëve.

Gravesen, krenar për rastin që iu dha, dha maksimumin e tij, por u la në baltë nga karakteri i ashpër dhe impulsiv. Përveç limiteve në aspektin teknik, kjo ka qenë arsyeja pse aventura e tij në Madrid zgjati vetëm një vit. Në fakt, ka qenë një sherr me Robinho-n në stërvitje që i ka vënë kapakun lamtumirës së tij. Fabio Capello, trajneri i Real në atë kohë, vendosi se mund të bënte edhe pa danezin, i cili u kthye tek Everton dhe më pas u transferua te Celtic për të mbyllur karrierën.

Çfarë bën sot Gravesen? Është bërë gjakftohtë dhe ka mësuar të kontrollojë emocionet, deri në atë pikë sa është bërë një lojtar profesionist pokeri. Pasi u largua nga futbolli në 2008-ën, ka ndërruar jetë dhe, pas disa investimeve të goditura, ka grumbulluar 100 milionë euro. Nga 2013-a jeton në Las Vegas bashkë me Kamilla Perse, modele çeke, dhe djalin.

Related posts

Ousmane Dembele dështon sërish të tregoj talentin e tij te Barcelona

Sadik.Autor

“NDIHEM SUPERMEN”/ Ibra nuk e mendon largimin: Galliani më tërboi

F.autor

KUJTON FINALEN E KIEVIT/ Ironia e Roberto Carlos: Salah nuk do t’i afrohet fare Sergio Ramos

Delo.autor

Leave a Comment