Futboll Kategoria Superiore Sport

E PAPRITUR/ Sulmuesi Solomon rikthehet në Shqipëri, nis stërvitjen me skuadrën e…

Theofilus Solomon, mbylli kontratën me Partizanin gjatë muajit janar, për t’u larguar drejt Kuvajtit, te skuadra e Al Qadsia, ku luan edhe ish-lojtari tjetër i Partizanit, Lorenc Trashi.

Megjithatë ditën e sotme, nigeriani është parë në Shqipëri, së bashku me futbollistin tjetër të Partizanit, Jasir Asani, me këtë të fundit që nuk ka nguruar të postojë edhe një foto së bashku me sulmuesin në “Instagram”.

I kontaktuar nga “Panorama Sport”, Solomon është shprehur se do të stërvitet për disa ditë në vendin tonë, për t’u nisur më pas drejt Kuvajtit te Al Qadsia, ku u zyrtarizuar para pak kohësh. “Po. Jam duke u stërvitur në Shqipëri. Al Qadsia? Do të shkoj aty për pak ditë.”, tha shkurtimisht Solomon.

Mendohet se lojtari ka pasur probleme me vizën në Kuvajt dhe për këtë arsye është rikthyer të stërvitet në Tiranë me Partizanin, derisa problemi të zgjidhet për t’u larguar pastaj drejt Kuvajtit, për të nisur aventurën e re.

Related posts

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ DEBRECEN/ Trajneri Goka humb titullarin Ylli Shameti, ja shkaku

Delo.autor

TIRANA KËRKON ME ÇDO KUSHT KUPËN/ Shikoni prej sa vitesh nuk kanë fituar bardheblutë dopietë trofesh

Delo.autor

E FUNDIT/ Champions League, zbulohen 4 rivalët e mundshëm të Teutës për turin e parë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment