Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ “Bunker” ndaj Karabak, Cungu e nis me pesë mbrojtës (FOTO)

Kukësi do të jetë i “blinduar” në mbrojtje ndaj Karabak. Trajneri Armando Cungu po planifikon një mbrojtje të rreshtuar me pesë lojtarë, teksa skema do të jetë 5-4-1. Në fazën sulmuese, ajo bëhet 3-4-3. Shkodrani kërkon që skuadra të jetë shumë e kujdesshme në aspektin mbrojtës, teksa me ndryshimet në formacionin titullar, trajneri beson se do të befasojnë kundërshtarin. Për të vënë në jetë këtë skemë, Cungut i duhet të sakrifikojë një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit, pikërisht Donjet Shkodrën.

Risia është që rikthehet në formacion si mbrojtës i krahut të djathtë, Edis Maliqi, të cilit Cungu e ka vlerësuar dhe i beson. Qendra do përbëhet nga kapiteni Shameti, Alla dh Qaqi. Në krahun e majtë do vendoset Rrumbullaku. Mesfusha do të mbulohet nga dyshja Dzaria e Musolli në qendër, si dhe Çyrbja në të djathtë e braziliani Melo në të majtë.

Pozicionimi i këtij të fundit është një risi, por duke parë karakteristikat e tij, Cungu beson se mund ta bëjë mirë këtë rol. Ndërkohë, në majën e sulmit do të jetë Sebino Plaku, që pritet të mbajë nën tension gjatë gjithë 90-minutëshit mbrojtjen e Karabakut. Kukësi do tentojë të jetë mjaft efikas dhe i rrezikshëm përmes kundërsulmeve.

Biletat dhe transmetimi

Interesim i ulët nga tifozët për të ndjekur ndeshjen e sotme mes Kukësit dhe Karabakut. Deri dje në mbrëmje nuk ishin shitur as 400 bileta, por gjithsesi mendohet se në krahasim me sfidën ndaj Valetës, pritet që numri i tifozët të jetë mbi 1 mijë në “Loro Boriçi”. Çmimet e biletave janë: 3000 lekë në tribunën VIP, 1500 lekë në tribunat A dhe B, 500 lekë në tribunën D, 300 lekë në sektorët C, E1, E2, E3, E4. Ndeshja do të transmetohet në RTSH duke filluar nga ora 19:00.

Related posts

PEP GUARDIOLA SHOFER I KEQ/ E pabesueshme sa shumë makina ka përplasur

bora.autor

LIVE/ Skënderbeu-Kukësi: Zhbllokohen shifrat, Gripshi kalon në avantazh korçarët (VIDEO)

Isa.Autor

Marc Marquez i pandalshëm, triumfon edhe në La Mansh, Rossi i treti

Sadik.Autor

Leave a Comment