Futboll Sport

“NUK E NJOH FARE SUAREZIN…”/ Ish-rektorja e Universitetit të Peruxhas: Nëse Luisi do të më kërkonte…

Çështja e falsifikimit të njohjes të gjuhës italiane për të luajtur me Juventusin ka rikthyer sërish në vëmendjen e medias çështjen e verës së kaluar “Luis Suarez”. Ish-rektorja e Universitetit të Peruxhas, Xhuliana Grego-Boli u shpreh për herë të parë se nuk e ka njohur aspak sulmuesin uruguajan, ndërsa këmbënguli se nuk ka patur presion nga Juventusi për të favorizuar ish-sulmuesin e Barcelonës.2

“Nuk e dija se kush ishte, duhet të shpjegohem. Nuk shikoj ndeshje futbolli. Nuk kam patur asnjë rol në përgatitjen e provimit apo të çertifikatës. Niveli B1 kërkon që një njohje mesatare-të ulët të të kuptuarit të gjuhës italiane. Duke qenë spanjishtfolës, Suarez do ta kishte më të lehtë.
Nuk do të merresha fare me botën e futbollit. Nëse Suarez do të kthehej përsëri për të më kërkuar të kryejë provimin, do t’i thoja jo. Jo vetëm për Suarezin, por për të gjitha gjërat që sjell futbolli. Tani kam frikë nga gjithçka”, shprehet për “La Repubblica” ish-rektorja e Universitetit të Peruxhas, Xhuliana Grego-Boli.

Related posts

AFRIKANËT “ÇMENDIN” RRJETIN/ Shikoni çfarë festimesh bëjnë ndaj ekipi të madh anglez (VIDEO)

Delo.autor

Juventus, e ardhmja kushton 80 milionë euro

Q.Autor

“EURO 2020″/ Belgjika mposht Portugalinë falë golit të Hazard dhe kualifikohet në çerekfinale

Delo.autor

Leave a Comment