Futboll Sport

NJË JAVË PAS NDARJES PËR “SHANTAZH”/ E dashura e futbollistit të njohur gjendet e vdekur në mënyrë misterioze

E dashura e futbollistit të njohur të Bayern Mynih, Jerome Boateng, është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Berlin, në mënyrë misterioze.

Kasia Lenhardt, 25 vjeç, vetëm një javë më parë ishte ndarë nga Boateng, pas akuzave të ashpra për shantazh e pabesi. Ajo e kishte cilësuar Boateng si “djall” dhe tha se do të fliste për detajet e marrëdhënies së tyre, më vonë.

Boateng ishte akuzuar edhe më parë në media për dhunë ndaj të dashurës. Marrëdhënia e tyre zgjati 15 muaj, por policia thotë se për momentin vdekja e saj nuk po hetohet si e dyshimtë apo e shkaktuar nga të tjerë. Megjithatë, për momentin ende nuk dihen arsyet e kësaj vdekje tragjike dhe misterioze. (TemA)

Related posts

HUMBJA NDAJ ATHLETIC BILBAO/ Real Madridi dëm 340-milionësh, tani e kërcënon Myrto Uzuni

Delo.autor

MOTO GP/ Rezultati i tamponit çmend Rossin, një herë pozitiv e më pas negativ brenda 24 orësh

Delo.autor

SUPERIORE U-17/ Spektakël në çerekfinale, mësoni dy çiftet gjysmëfinaliste

Delo.autor

Leave a Comment