Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Vendim i papritur, klubi i Serisë A ndryshon pronësi në gjysmën e sezonit

Klubi i Specias ndryshon pronësi. Skuadra e ngjitur këtë sezon në Serinë A italiane, ka ndryshuar pronarë, nga Gabriele Volpi tek familja Platek e cila nga sot zyrtarisht janë pronarët më të ri të klubit italian.

Klubi nga Liguria aktualisht renditet në vendin e 16 të Serisë A në kuotën e 21 pikëve. Vlen të theksohet se tek skuadra e Specias aktivizohet dhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli.

Lajmin e ndryshimit të pronësisë e ka bërë vetë publike klubi i Specias me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar.

KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË SPECIAS –

“Klubi i Specias është e nderuar të komunikojë blerjen e klubit nga familja Platek. Robert Platek së bashku me bashkëshorten e tij Lorie Platel dhe me tri fëmijët, Amanda, Karolinë dhe Robert JR, kanë kryer një investim për klubin e Specias duke i dhënë jetë një projekti të ri.”

Related posts

“THE BEST”/ Zbulohen votat e Messit dhe Ronaldos, shikoni a zgjodhën njëri-tjetrin? (FOTO)

Delo.autor

DOPIETË SPEKTAKOLARE NË PREMIER/ Shikoni dy supergolat e ish-sulmuesit të Milanit (VIDEO)

Delo.autor

Reina do të zhvillojë vizitat mjekësore te Milan, Donnarumma drejt largimit

Q.Autor

Leave a Comment