Futboll Seria A Sport

PO SHKËLQEN TEK KAMPIONËT E ITALISË/ Talenti Chiesa: Ata janë mbrojtësit më të fortë. Dygolëshi ndaj Milan-it…

Futbollisti i Juventus-it, Federico Chiesa, ka dhënë disa deklarata për Junior Reporter. Ylli i bardhezinjve ka vlerësuar disa shokë të skuadrës:

“Mbrojtësi më i fortë me të cilin jam përballur në karrierë? Kundër Giorgio-s, Matthijs dhe Leonardo-s është e vështirë të luash, duhet t’i shihni në stërvitje. Janë më të fortët dhe shumë të vështirë për t’u kaluar”, ka thënë Chiesa.

“Dygolëshi ndaj Milan-it? Isha i lumtur sepse ajo fitore na ka dhuruar një gëzim të madh ne dhe tifozëve tanë. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme”.

“Jam i lumtur që golat e mia kanë ndihmuar skuadrën të marrë tri pikët në atë ndeshje. Më pas ka qenë një ndeshje për titullin, kështu që kishte akoma më shumë vlerë”.

Related posts

“Çmendet” Romagnoli, për këtë futbollist do të mposhtim Juventusin

Sadik.Autor

PSG synon yllin e Chelseas, transferimi pritet të ndodhë në verë

Q.Autor

REAL MADRID – MELILLA/ Për “Los Blancos” kjo sfidë duhet të jetë vetëm një formalitet

Isa.Autor

Leave a Comment