Futboll Sport

“NUK KISHTE RACIZËM”/ Ja çfarë zbuloi UEFA për ngjarjen e ndodhur në PSG-Basaksehir…

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s ka dorëzuar raportin e tij mbi incidentet në ndeshjen e Ligës së Kampionëve PSG-Basaksehir pasi dëgjoi versionin e arbitrit të katërt, i akuzuar për një abuzim racist ndaj Açile Uebo, ndihmës trajneri i ekipit turk. Sipas Komisionit të Etikës, megjithatë, nuk kishte racizëm dhe në fjalët e arbitrit nuk përdoren fjalë raciste, duke iu referuar fjalëve në rumanisht. Megjithatë Komiteti Disiplinor ende mund të arrijë në një përfundim tjetër.

UEFA hapi një çështje disiplinore kundër arbitrit rumun Sebastian Koltesku, gjyqtar i katërt për ndeshjen PSG-Basaksehir. Ndeshja u luajt në 9 dhjetor pasi u ndërpre një ditë më parë pas fjalëve të zyrtarit të katërt kundër Açille Uebo, ku u raportua se e kishte quajtur “i ziu”, duke iu referuar ngjyrës së lëkurës.

Basaksehir u tërhoq nga fusha, për ta luajtur ndeshjen një ditë më vonë. Komisioni i Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s prej 10 anëtarësh do të mblidhet brenda 2-3 javësh pasi të ketë marrë raportet nga avokatët e gjyqtarit rumun.

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës i UEFA sugjeron që fjalët e zyrtarit të katërt ndaj Uebo nuk kishin ngjyrime raciste, nëse i përkthen nga rumanishtja. Sidoqoftë, Komiteti Disiplinor i UEFA-s mund të vendosë ndryshe.

Related posts

PO SHKËLQEN ME JUNAJTID/ Solsjkaer zbulon prapaskenën: Më bindi Ronaldo për ta afruar në ekip

Delo.autor

KJO NUK PRITEJ/ McGregor provokon: HUMBËN duelin, por FITUAM BETEJËN. Lufta…(FOTO)

Isa.Autor

Reali katastrofik, Zidane: Nuk kam asnjë shpjegim…

Q.Autor

Leave a Comment