Futboll Sport

E ÇUDITSHME/ Përsëritet rasti Suarez-Chiellini, shikoni momentin kur futbollisti kafshon kundërshtarin (VIDEO)

Tifozët e futbollit, nuk mund të harrojnë kurrë rastin e paprecedentë, që ndodhi në Botërorin e vitit 2014, kur sulmuesi i Uruguait, Luis Suarez, kafshoi mbrojtësin e Italisë, Xhorxhio Kielini.

Pikërisht i njëjti rast është përsëritur edhe në Indi në ndeshjen e fundit. Në ndeshjen e Superligës, mes Çenajin dhe Goa, mesfushori i këtyre të fundit, Edu Bedia, gjatë një dueli me një prej kundërshtarëve, rrëzohet në tokë, dhe në atë moment e kafshon fort lojtarin kundërshtar.

Ky rast nuk u pa nga arbitri i ndeshjes, i cili e kaloi duke e ndëshkuar vetëm me karton të verdhë, por lojtari nuk mund t’i shpëtojë dënimit nga Federata. Kamerat kanë kapur gjithçka dhe ekzistojnë provat për një dënim shembullor për mesfushorin. Ndërkohë ndeshja mes dy ekipeve u mbyll në barazim 2-2.

Related posts

FORMACIONET ZYRTARE/ Eler mungon për kurbinasit, ja si rreshtohen Laçi e Kukësi

Isa.Autor

“JEMI ME FAMILJEN, GJENI FORCË…”/ Legjendat e futbollit shprehin ngushëllimet për Sala: Nga Messi tek Mbappe

Delo.autor

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Francë-Portugali. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment