Futboll Sport

Nuk kisha parë ndonjëherë diçka të tillë!” Ja kush ka befasuar gjermanët që në 7 të mëngjesit!!

Ata kanë ardhur teksa djemtë e Joachim Low ishin duke fjetur!

Mëngjesin e së hënës në orën 7 papritur në dyert e Gjermanisë kanë trokitur kontrolluesit e dopingut të Fifa-s

E jashtëzakonshme: Të 26 lojtarët e grumbulluar duhet të jepnin gjak në të njëjtën kohë – si dhe provën e urinës.

Qendërmbrojtësi i Bayern Munich nuk e ka marrë aspak mirë vizitën e papritur, dhe këtë e bëri të qartë në konferencën për shtyp.

 “Nuk e kisha përjetuar ndonjëherë diçka të tillë, që ta bëjnë të gjithë përnjëherë.

“Përveç kësaj nuk kishte ndonjë gjë të veçantë. Vetëm se të prish gjumin.”

Kampionët e Botës do të vazhdojnë përgatitjet në Austri deri më 7 qershor. Toni Kroos do t’i bashkohet skuadrës të shtunën. Trajneri Low duhet të zgjedhë listën përfundimtare deri më 4 qershor.

Related posts

GODIJTE E RËNDË PAS BARAZIMIT NË ANDORRË/ Alban Bushi: 2-3 lojtarë nuk dhanë maksimumin, por duhej ta…

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Dortmund kërkon portierin Szczesny, “Zonja Vjetër” e lëshon vetëm për… Donnarumma-n

Delo.autor

LIVERPOOL-TOTTENHAM/ “Të Kuqtë” kalojnë në epërsi me autogol

Delo.autor

Leave a Comment