Futboll Seria A Sport

NUK KANË FUND PROBLEMET PËR PIRLON/ Ja sa lojtarë janë në dyshim për sfidën Champions ndaj Portos…

Nuk kanë fund “dhimbjet e kokës” për trajnerin Andrea Pirlo. Si të mos mjaftonte humbja ndaj Napolit në kampionat, tekniku italian është në hall të madh në prag të sfidës ndaj Portos, që do të zhvillohet ditën e mërkurë, e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Pas mesfushorëve Arthur dhe Ramsei, si dhe sulmuesit Dibala, në dyshim për sfidën ndaj Portos është edhe kolumbiani Kuadrado. Futbollisti pësoi një dëmtim në ndeshjen e djeshme ndaj Napolit, ku u zëvendësua nga Aleks Sandro.

Sipas “Goal.com”, ai i është nënshtruar ditën e sotme testeve mjekësore dhe pritet të mungojë në dy sfidat e ardhshme të bardhezinjve, ato me Porton dhe Krotonen. Gjithçka pritet të konfirmohet ditën e nesërme.

Related posts

JEP DORËHEQJEN PRESIDENTI I TEUTËS/ Edmond Hasanbelliu: Edhe pse po largohem…

F.autor

Ndërhyrje horror ndaj Mertens, Gjimshiti masakrohet nga ofendimet: Nuk ke lidhje me futbollin!

Q.Autor

“KËRKOJ DURIM NGA TIFOZËT”/ Flet Giampaolo: Duhet edhe pak kohë për të treguar…

Delo.autor

Leave a Comment