Futboll Sport

PO BËHET VIRALE/ Shikoni si trajneri i famshëm pastron borën në fushë së bashku me punëtorët (VIDEO)

Trajneri i famshëm Mirçea Luçesku nuk ka përtuar të pastrojë dëborën në fushën e stadiumit të Dinamos së Kievit përpara se të niste sfida kundër Olimpik Donetsk. 75-vjeçari rumun zbriti në fushën e “Olimpskit” të skuadrës së tij duke marrë lopatën dhe pastron borën së bashku me punëtorët e stadiumit.

Preokupimi i tij që fusha të jetë sa më e përshtatshme për të luajtur ka tërhequr vëmendjen e huaja. Ish-trajneri i Interit, Shakhtar Donetskut, Gallatasarait, Beshiktashit dhe Turqisë arsyetoi se pastroi fushën e Dinamos së Kievit në mënyrë që futbollistët të shmangnin dëmtimet e mundshme.

“Për të ndaluar dëmtimet e futbollistve, ne kemi nevojë që të përgatisim fushën në mënyrën më të mirë të mundshme. Futbolli është i gjithi për ne. Jemi të gjithë në këtë biznes. Bëra më të mirën”, deklaroi Luçesku.

Me  sukseset e arritur në Ukrainë, Turqi, Rumani dhe Europë, Luçesku konsiderohet njëri prej trajnerëve më të arrirë në historinë e futbollit.

Related posts

A do të transferohet Alexis në “Stamford Bridge”? Conte ka pranuar se…

Q.Autor

RENDITJA NË SUPERIORE/ Kukësi shton presionin, -6 nga “Demat”. Fundi ka sërish “luftë të ftohtë” (FOTO)

Delo.autor

ÇMENDURITË E DANE/ I theu dhëmbin Ronaldos, fishekzjarrë ndaj Rooney e takim me pornostare

Delo.autor

Leave a Comment