Futboll Seria A

Milani interesohet për yllin e Kombëtares gjermane (FOTO)

Skuadra e Milanit ka shfaqur interes ditët e fundit për sulmuesin e përfaqësueses gjermane. Bëhet fjalë për Marco Reus, i cili është lojtar i Dortmundit.

“Calciomercato” raporton se zyrtarë të Milanit e kanë ndjekur nga afër Marco Reusin në ndeshjen e Europa League mes Atalantës dhe Borussia Dortmundit Reus.

Në këtë ndeshje Reus u fut në lojë në minutën e 59-të, për të ndihmuar në barazimin 1-1 të skuadrës së tij, barazim që dërgoi Dortmundin në fazën tjetër.

28-vjeçari është pjesë e Dortmundit që nga viti 2012, dhe në 127 paraqitje ka shënuar 57 gola.

Related posts

Heynckes: Nuk mund ta imagjinoj Wenger duke trajnuar një klub tjetë

Sadik.Autor

44 VOTA PRO/ Krenar Alimehmeti zgjidhet kreu i Shoqatës së Futbollit në Tiranë

F.autor

HUMBJA NË DERBI NDAJ LAZIOS/ Trajneri i Romës ndjen ende keqardhje për tifozët: Nuk do të duhet të ndodhë më

Delo.autor

Leave a Comment