Të tjera

Dënim shembullor për lojtarin e njohur që rezultoi me doping

Një dënim shembullor ai i UEFA-s për kapitenin e Shakhtar Donetsk, Darijo Srna.

Qendra Kombëtare anti-doping e Ukrainës në bashkëpunim me UEFA-n kanë marrë vendimin përfundimtar për të dënuar kroatin me 17 muaj qëndrim jashtë fushave të blerta.

Kështu, Srna do të mbetet jashtë fushave deri në muajin mars të vitit të ardhshëm, pasi deri më sot kanë kaluar pesë muaj pa luajtur.

Mbrojtësi i djathtë i Shakhtar Donetsk, rezultoi pozitiv në testin e dopingut pas ndeshjes ndaj Napolit në shtator të vitit të kaluar.

Srna tani në moshën 35-vjeçare është pjesë e Shakhtar Donetsk që nga viti 2003 kur iu bashkua ukrainasve nga Hajduku i Splitit.

35-vjeçari ka qenë kapiten edhe për Kroacinë ku ka zhvilluar 134 ndeshje duke shënuar 22 gola.

Related posts

“PEKIN 2022″/ Të gjithë të izoluar në Fshatin Olimpik, pritet vendimi për tifozët

Delo.autor

FITOI MEDALJE TË ARTË HISTORIKE NË “TOKIO 2020″/ Krasniqi: Speciale të triumfosh në shtëpinë e xhudos

Delo.autor

MOTO GP/ “Doktor” Rossi i zhgënjyer nga debutimi: Probleme me gomën, nuk prisja këtë rezultat

Delo.autor

Leave a Comment