Futboll Sport

ARSEN VANGER MERR DREJTIMIN E KOSOVËS? Reagon trajneri francez: Jam takuar me presidentin Ademi…

Prej pak kohësh në Kosovë qarkullojnë lajme se trajneri i njohur francez, Arsen Venger mund të marrë drejtimin e “Dardanëve”.Këto spekulime janë ngritur pas një takimi që ish-trajneri legjendar i Arsenalit kishte me presidentin e FFK, Agim Ademi. Megjithatë duket se ky takim ka qenë miqësor dhe nuk ka pasur bisedime për të marrë drejtimin e Kosovës.

Kjo është konfirmuar nga vetë Venger, i cili për “Indeksonline” i pyetur në lidhje më këto zëra është shprehur: “Jo, më falni. Ishte një takim miqësor.”

71-vjeçari për herë të fundit ka drejtuar Arsenalin, ku qëndroi 25 vite duke fituar 3 herë Premier Ligën, 7 kupa të FA dhe 7 kupë të Community Shield.

Related posts

“E ADMIROJ GUARDIOLËN”/ Solskjaer thur elozhe: Në një derbi forma nuk ka…

Delo.autor

FLET PËR TË ARDHMEN E ICARDIT/ Presidenti i Interit: Ne jemi të sigurtë se do të…

Delo.autor

ITALIA “PUSHTON” EVROPËN/ Rikthehet me tre ekipe finaliste. Mediat në delir: “Tripletë”

F.autor

Leave a Comment