Futboll Ligue 1 Sport

FLET TRAJNERI I PSG/ “Mbappe do të jetë më i miri në botë, por duhet të përmirësohet”

Trajneri i PSG, Thomas Tuchel, beson se Kylian Mbappe do të bëhet lojtari më i mirë në botë, por tha se sulmuesi i ri francez ka ende nevojë për përmirësim. Mbappe, 19 vjeç, ka pasur një fillim mbresëlënës të këtij sezoni, me 13 gola në 11 ndeshje për PSG.

Ai vendosi një rekord fundjavën e kaluar, në fitoren ndaj Lille, duke u bërë lojtari më i ri që shënon 40 gola në Ligue 1, në 45 vitet e fundit. Por “adoleshenti” u mor në analizë nga legjenda e Spanjës dhe Barcelonës, Xavi, i cili tha se Mbappe nuk e kishte ende pjekurinë e duhur si futbollist.

Në përgjigje, të hënën, Tuchel mbështeti Xavi, por tha se ishte normale që Mbappe të ketë ende hapësirë ​​për përmirësim. “Është normale që ai të përmirësohet. Kylian është vetëm 19 vjeç, – tha trajneri gjerman në një konferencë për shtyp, përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Napolit.

– Ai është i mahnitshëm, është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe do të jetë më i miri. Xavi ka të drejtë, ai duhet të përmirësohet në çdo gjë, është krejtësisht normale kur je 19 vjeç”.

Mbappe dhe PSG do të luajnë sonte një “finale” në Napoli, në Ligën e Kampionëve, teksa kampionët francezë qëndrojnë një pikë prapa klubit italian, në vendin e tretë të grupit të tyre.

Related posts

LIVERPOOL U SHPALL “MBRET” I EUROPËS/ Pirlo befason me deklaratën: Origi ishte për tu rrahur nëse…

Delo.autor

LIVE/ Portugal-Switzerland, Ronaldo dyfishon epërsinë për portugezët

Delo.autor

LeBron James FENOMENAL/ Cleveland Cavaliers fiton titullin e 4-t rresht në Lindje

Sadik.Autor

Leave a Comment