Futboll Seria A Sport

PLAS KEQ TEK MANCHESTER UNITED/ Sulmuesi nuk i bindet trajnerit Solskjaer

Antoni Marsial injoroi udhëzimet e trajnerit Solskjaer për të lëvizur më shumë në fushë në fitoren ndaj Njukasëllit të dielën.

Sipas “Manchester Evening News”, tekniku u dëgjua t’i thërriste dy herë sulmuesit jashtë forme që të vraponte në “Old Trafford”, thirrje të cilat u injoruan nga francezi. “Anto, vrapo, nis të vraposh”, u dëgjua Solskjaer t’i drejtohej sulmuesit të tij të plogësht që refuzonte të ndiqte aksionet.

Dhe mesa duket norvegjezit i sosi durimi dhe e zëvendësoi 25-vjeçarin në minutën e 70-të me Grinudin. Marsial ka shënuar vetëm 7 gola në 31 ndeshje këtë sezon dhe forma e tij ka qenë larg asaj të sezonit të shkuar, ku shënoi 23 gola dhe dha 12 asiste në 48 ndeshje.

Related posts

Milan bën rezistencë për Gomez, Boca Junior e dëshiron me çdo kusht

Q.Autor

“EURO 2020″/ Tronditen “Pancerat”, mbrojtësi Hummels shkakton autogol. Franca në festë (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Nisin hetimet për tenisten kineze, e zhdukur pas denoncimit për dhunë seksuale nga qeveria

Delo.autor

Leave a Comment