Futboll Sport

Botërori nxit shqiptarët drejt kumarit, pikat e basteve fitojnë miliona lekë

Kampionati Botëror shoqërohet ndër të tjera me shtimin e xhiros së pikave të basteve.Pronarët e pikave të basteve pohojnë se xhiroja është dyfishuar. Një prej tyre tregoi se nëse në një muaj bënte 30 milionë lekë xhiro, tani realizon 60 milionë lekë të vjetra.

Në këtë ndikon intensiteti i ndeshjeve, adrenalina e lartë dhe garancia që japin ekipet e mëdha që për hir të së vërtetës me mbylljen e fazës çerekfinale rezultuan zhgënjyese.

Një nga tenndencat që vërehet është se jo vetëm lojtarët e përhershëm të basteve, por edhe njerëz që nuk kanë luajtur ndonjëhërë po provojnë fatin nëpërmjet skedinave, teksa ndjekin skuadrat e tyre të zemrës.

“Po, është shumë interesant. Më pëlqen Botërori, pasi do të jetë hera e parë që Suedia do fitojë kampionatin. Baste nuk kam vënë”, thotë një i huaj.

Qytetarët pohojnë se e shikojnë kampionatin, por nuk vënë baste.

Related posts

KORONAVIRUSI NË SPANJË/ Mjekët kundër futbollit: E pamundur të ktheheni në fushë gjatë verës

Delo.autor

FESTË KUQEZI NË PRAGË/ Shqipëria nis me fitore Ligën e Kombeve, mposht për herë të parë Ukrainën

F.autor

ZBULON 2 LOJTARËT FAVORIT/ Evra: Jam mërzitur duke ia dhënë “Topin e Artë” Messit, ja kush e meriton

Delo.autor

Leave a Comment